Adelina Ismaili ka folur për rrugëtimin e artistëve shqiptarë drejt tregut ndërkombëtar, duke u ndalur veçanërisht te dy prej emrave më të njohur në muzikën botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora. Gjatë një interviste të fundit për mediat, këngëtarja ka dhënë një këndvështrim të saj mbi mënyrën se si pamja dhe standardet estetike ndikojnë në industrinë e muzikës. Ajo tha se, larg skenës dhe imazhit të kuruar, të dyja këngëtaret do të dukeshin si vajza të zakonshme.

“Dua Lipa dhe Rita Ora pa make up, pa flokë të rregulluara, janë të zakonshme”, deklaroi Ismaili. Sipas saj, suksesi ndërkombëtar i artisteve shqiptare lidhet edhe me mundësitë që ofron tregu perëndimor, ndërsa në Kosovë ato nuk do të kishin domosdoshmërisht të njëjtën hapësirë për t’u bërë të famshme. “Unë mendoj që vajzat tona më lehtë depërtojnë në Perëndim tani se në Kosovë. Nuk besoj se kishin ‘dhez’ nëse do të kishin ngel këtu me këto standarde që kanë vendos sot”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, pas javësh aludimesh, tashmë është zyrtare; Adelina Ismaili dhe DJ Gimbo do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë muzikor. Dy artistët kanë publikuar fotografitë e para së bashku, duke konfirmuar projektin që kishte ngjallur kuriozitet. Ka qenë Gimbo ai që ka zbuluar edhe titullin e këngës. “Janane, po vjen”, ka shkruar DJ-i krahas fotografive, duke paralajmëruar publikimin e projektit të ri.