Monika Kryemadhi ka qenë një ditë më parë e ftuar në panelin e “She’s On Top”, ku ka komentuar vajzat konkurrente. Por jo vetëm kaq, pasi ka folur pak edhe për ish-banorët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”/

Teksa po fliste për Rogert Sterkajn, Monika i habiti të gjithë kur tha se ka ruajtur komunikim me të në rrjetet sociale. Sipas saj, ish-finalisti është shumë ndryshe në jetën reale, ndërsa në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjodhi të tregonte anën e tij më të ashpër për të ‘mbijetuar’.

“Në Instagram komunikoj me Rogertin, me Gretën. Ai nuk është ashtu si në BB. Në BB donte të tregonte anën e keqe të një individi për të mbijetuar”, tregoi ish-opinionistja e “Big Brother VIP Albania 5”.

Kryemadhi zbuloi se raporte të mira ka ruajtur edhe me dy kuntat, Selin Bollati dhe Greta Kazazi.

“Edhe me Selin kam komunikuar. Këtë të diel takova Gretën me Onon. I thashë që je bërë shumë e bukur. Më bëri shumë përshtypje”, deklaroi Monika.