Ish-finalisti i “Big Brother VIP5”, Rogert Sterkaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin. Ai ka folur për eksperiencën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për jetën e tij si dhe për pritshmëritë tani që reality show ka përfunduar.

Në një moment gjatë intervistës, ai u pyet se kush ka qenë ‘thëngjill i mbuluar në shtëpinë e BBV’ dhe i tha menjëherë emrin e Selin Bollatit, fitueses së këtij edicioni të pestë.

Pjesë nga intervista:

Rogerti: Kishte diçka që nuk e pëlqeja në shtëpi, ta thoja

Ilnisa: Ti nuk je thëngjill i mbuluar si shumë të tjerë, apo jo?

Rogerti: Jo normale

Ilnisa: Kush ishte thëngjill i mbuluar në atë shtëpi?

Rogerti: Selin, e vetmja

Ilnisa: Pse?

Rogerti: Sepse ajo u çonte në mëngjes, Shqipëria e bashkuar, Shqipëria kështu, ajo shante racat e mirditorëve, e dibranëve, e gjirokastritëve, e të malësorëve.

Ilnisa: Çfarë bënte tjetër?

Rogerti: Ajo ça nuk bënte tjetër, çdo lloj bisede që mund të kisha, çdo lloj mendimi që mund të kishe për të, e kthente në konotacion seksual. Për çdo gjë. Që të viktimizohej, që të dukej si viktimë që një djalë 39-vjeçar si puna ime ose si e Mirit, po e kthente atë në një viktimë, u sa keq po e trajtojë një femër 23-vjeçare. Sikur ishte 13, ajo nuk ishte minorene. Ajo kishte ca eksperienca në jetë. Se i ka thënë Juela ‘vogëlushe me përvojë’, edhe këto janë total, drejtpërdrejtë, pastër se kush ishte Selin.