Ai është një ndër artistët më të talentuar të tregut muzikor shqiptar. Është fjala për Klinti Çollakun, i cili ka rrëfyer për herë të parë në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, rolin e ri, atë të prindërimit.

Baba për herë të parë, i një vajze 3 muajshe me emrin Liora, Klinti tregoi ndjesinë e parë e të bërit baba.

“Ka qenë një moment që mua më ka ndryshuar si njeri. Dhe kur e pash gjysmën time, partneren, në atë moment, sepse unë shkova e takova, ngaqë ndejta gjatë gjithë kohës jashtë, por kam dëgjuar gjithçka.

Ishte një lindje natyrale, por shumë e vështirë dhe ajo kishte një forcë të jashtëzakonshme, ndërsa unë isha ai që u dorëzova. Unë kam qarë me orë të tëra, ndërsa familjarët më thoshin çfarë po bën sepse duhet të isha unë ai që duhet t’i jepja forcë. Unë shkova dhe e takova partneren, por unë u dorëzova totalisht dhe që të dy qamë me lot. Më pas kur mora telefonatën qava sërish, por këtë herë për të shkarkuar të gjitha emocionet që kisha mbledhur”, u shpreh Klinti Çollaku.

Këngëtari Klinti Collaku edhe pse në moshë të re, thotë se pas kësaj lindje të vështirë, perceptimi i tij për jetën ka ndryshuar. Ai tashmë e alternon karrierën edhe me familjen madje këngët e tij, ja këndon dhe vajzës për ta vënë në gjumë. Kishte ëndërruar për një djalë, por i erdhi në jetë një vajzë.Teksa do mësonte gjininë e bebit, Klinti Collaku rrëfen “Ne Shtëpinë Tonë” sesi ju prish surpriza

“Unë e mora vesh gjininë përpara se të bëhej “gender reveal” sepse tezja e gocës kishte marrë tullumbacet, por në një pozicion të dritës dukej ngjyra rozë brenda. Aty e zbulova, por nuk tregova gjë që mos prisja festën. Megjithatë, u mërzita pak se doja ta kisha surprizë”, tha ndër të tjera Klinti Çollaku.