Aktorja e njohur e serialit “Emily in Paris”, Lily Collins ka mbetur e tronditur pasi unaza e saj e fejesës iu vodh në një hotel luksoz në West Hollywood, Los Anxhelos. 34-vjeçarja kishte qenë duke shijuar ditën e saj në pishinë kur ndodhi ngjarja. Pavarësisht se i kishte vendosur unazat dhe sendet e tjera me vlerë në një vend të sigurtë, ajo u trondit kur zbuloi se ato ishin vjedhur.
Duke qenë se vjedhja është klasifikuar si “mbi 10,000 dollarë”, autoritetet po e marrin shumë seriozisht, mirëpo deri tani ende nuk është bërë asnjë arrestim. Sipas TMZ, nuk kishte asnjë shenjë të hyrjes me forcë ku Lily ruante gjërat e saj, gjë që i ka bërë hetuesit të dyshojnë se grabitja mund të ketë qenë një punë e brendshme. Policia po shqyrton me kujdes pamjet e sigurisë së hotelit për gjetjen e hajdutëve.
Unaza e fejesës së Lily, e dizenjuar nga bashkëshorti i saj, regjisori Charlie McDowell, në bashkëpunim me Irene Neuwirth Jewellery, ishte një vepër e vërtetë arti. Unaza përmbante një diamant mahnitës të prerë në trëndafil që vlerësohet të jetë midis 2 dhe 3 karat dhe me vlerë mbi 65,000 £. Çifti u fejua në shtator 2020 dhe u martuan një vit më vonë në një ceremoni në Dunton Hot Springs, Kolorado.
Vjedhja e unazave të saj të çmuara do të jetë një goditje shkatërruese për Lily-n, e cila për unazën e saj të fejesës tha se ishte “pikërisht ajo që donte”. Çifti u takua teksa punonin në xhirimet e filmit të Charlie “Gilded Rage” në vitin 2019 dhe shpejt ranë në dashuri.