Shakira ishte e pranishme në eventin Billboard Latin Women in Music 2023, duke konfirmuar edhe një herë se këngëtarja e ka marrrë veten dhe e ka lënë pas historinë e ndarjes nga Gerard Pique. Për këtë rast, këngëtarja kolumbiane zgjodhi një fustan të zi të shkurtër, pa mëngë të dizajnuar nga David Koma, me të cilin ka bashkëpunuar edhe më herët për veshjet e saj në videoklipe dhe spektakle të ndryshme.

Shakira nuk kaloi në tapetin e kuq dhe as nuk pozoi para kamerave pasi kishte mbërritur në event, por gjithë vëmendja ishte tek ajo kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dorëzuar nga bashkatdhetari i saj Maluma. Fustani i zi i shkurtër, pa rripa dhe me lëkure në dekolte, kishte një stil rocker, shumë në përputhje me vetë stilin e Shakirës. Veshja e zgjedhur prej kolumbianes kushton 960 dollarë dhe është pjesë e koleksionit të stilistit Resort 2023.

Shakira e kompletoi look-un e saj me një palë platforma Versace Salon Tempest, me një vlerë prej 1735 dollarësh. Edhe pse fansat e kolumbianes duartrokitën zgjedhjen e veshjes së saj për gala, Shakira mori gjithashtu shumë kritika për mungesën e elegancës së saj në pjesëmarrjen në këtë event.