Familja e Bruce Willis është “duke e çmuar çdo moment” me të dhe po “luten për një mrekulli të Krishtlindjes”, teksa aftësitë e tij mendore janë duke rënë.
Familja 67-vjeçarit njoftoi që në mars se ai vuante nga afazia, një çrregullim që ndikon në aftësinë për të folur dhe kuptuar gjuhën.
Ndërkohë në kohën kur aktori legjendar u tërhoq nga karriera e tij në Hollywood, ai dhe ish-bashkëshortja, Demi Moore, janë afruar edhe më shumë.
Nga ana tjetër, gruaja e tij aktuale, Emma Heming, përpiqet që ta ndihmojë atë që të komunikojë.
“Daily Mail” shkruan se gjendja e tij ka rënë që atëherë. Një burim i afërt me familjen ka thënë për “RadarOnline” se familja e aktorit tani po mblidhet për të kaluar çdo moment që mundet së bashku.
“Ata e dinë se ai nuk do të jetë përgjithmonë”, tha burimi i paidentifikuar, duke shtuar: “Kështu që ata po e vlerësojnë çdo moment”.
Burimi vazhdoi të tregojë se si Moore ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Bruce dhe Emma.
“Ajo shfrytëzon çdo mundësi për të kaluar kohë me të”, thanë ata, duke shtuar: “Nëse ajo nuk është pranë tij, ajo merr në telefon vetëm që Bruce të dëgjojë zërin e saj”.
Familja e përzier tani po kalon pushimet në Idaho së bashku, siç bëjnë çdo vit, me vajzën e Willis me Moore, Tallulah, 28 vjeç.