Aktorja e famshme, Anne Hathaway, ka tërhequr vëmendjen në tapetin e kuq, këtë herë me një paraqitje që e vendosi shtatzëninë e saj në qendër të vëmendjes.
43-vjeçarja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë, u shfaq me një veshje të guximshme që ekspozonte dukshëm barkun e rrumbullakosur.
Sipas mediave të huaja, Hathaway mori pjesë në premierën botërore të filmit të saj të ri, “The End of Oak Street”, në Kaliforni, ku zgjodhi një bluzë blu të hapur me jakë të lartë, një pjesë të gjatë që binte pas trupit dhe pjesa e brendshme e saj në ngjyrë të kuqe. Ajo e kombinoi veshjen me një palë xhinse me bel të ulët dhe taka të kuqe.
Aktorja e famshme dukej mjaft elegante dhe e sigurt teksa pozonte para fotografëve, ndërsa barku i saj i rrumbullakosur ishte plotësisht i dukshëm mbi pjesën e përparme të xhinseve. Me flokët e mbledhur bisht, vathë të gjatë dhe buzë të kuqe, Hathaway dhuroi një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq.
Por, ndërsa disa fansa e cilësuan 43-vjeçaren si rrezatuese dhe vlerësuan mënyrën se si ajo e tregoi shtatzëninë, veshja e saj shkaktoi edhe kritika të shumta në rrjet.
Nga ana tjetër, disa përdorues e konsideruan kombinimin e xhinseve me pjesën elegante të sipërme si një zgjedhje të gabuar. “Xhinset e bëjnë edhe më keq”, shkroi një prej tyre, ndërsa një tjetër e cilësoi veshjen si “jo të përshtatshme”.
Megjithatë, kritikat nuk e zbehën aspak vetëbesimin e aktores, e cila gjatë gjithë mbrëmjes pozoi e buzëqeshur para kamerave.
Anne Hathaway është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Adam Shulman, me të cilin është e martuar që prej vitit 2012. Çifti ka tashmë dy djem, Jonathan, 10 vjeç, dhe Jack, 6 vjeç.
Aktorja e konfirmoi shtatzëninë në qershor përmes një videoje të publikuar në “Instagram”, ku zbuloi barkun e rrumbullakosur para kamerës.









