Aktorja e njohur e “Emily in Paris”, Lily Collins, ka rënë pre e një grabitjeje. Teksa qëndronte në një hotel lukson në Los Angeles, hajdutët i kanë vjedhur unazën e fejesës.
Mediat e huaja shkruajnë se 34-vjeçarja mendohet se po shijonte një ditë në West Hollywood dhe i vendosi unazat në një vend të sigurt, por kur u kthye nuk gjeti asnjë shenjë të tyre.
Gjithashtu thuhet se departamenti i Policisë në LA County po heton grabitjen, e cila është klasifikuar si ‘mbi 10,000 dollarë’, por ende nuk është bërë asnjë arrestim.
Ndërkohë kujtojmë se ylli i “Emily in Paris” u fejua me regjisorin Charlie McDowell në shtator të vitit 2020.
Lily dhe Charlie u takuan ndërsa punonin në xhirimet e filmit të tij “Golded Rage” në 2019. Dyshja bënë paraqitjen e tyre të parë publike në vitin 2020 dhe u fejuan gjatë një udhëtimi në New Mexico atë shtator.
Më pas u martuan në një ceremoni martese intime në Dunton Hot Springs, Kolorado, në shtator të vitit 2021.