Aktorja e famshme, Demi Moore, ka surprizuar fansat me një paraqitje të veçantë në një videoklip muzikor, gati tre dekada pas herës së fundit që ishte shfaqur në një projekt të tillë.
63-vjeçarja është pjesë e videoklipit të këngës së re të grupit Katseye, “Animal”, ku luan rolin e një stilisteje. Në videon muzikore, Moore shfaqet duke ndihmuar anëtaret e grupit të përgatiten, ndërsa ato ndërrojnë me shpejtësi veshjet pas skenës.
Në fund të skenës, pasi pamja e tyre është kompletuar, Moore shikon drejt kamerës dhe thotë: “Në rregull, le të bëjmë çmos.”
Paraqitja e saj u prit me shumë entuziazëm nga fansat, të cilët e cilësuan aktoren si “legjendare” dhe kërkuan që pjesëmarrja e saj në këtë videoklip të merrte më shumë vëmendje.
Ky rikthim shënon paraqitjen e parë të Demi Moore në një videoklip pas rreth 30 vitesh. Hera e fundit që ajo ishte shfaqur në një projekt muzikor ishte në vitin 1998, në videoklipin e këngës “Ugly” të grupit të Bon Jovi.
Me këtë paraqitje surprizë, Moore ka treguar edhe një herë se vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të kinemasë dhe kulturës pop.

