Aktorja e famshme, Halle Berry, ka festuar 60 vjetorin e lindjes duke ndarë në “Instagram” disa fotografi që tërhoqën menjëherë vëmendjen e fansave.
Ajo e shoqëroi publikimin me një mesazh të drejtpërdrejtë për mënyrën se si zgjedh ta jetojë këtë etapë të jetës.
“Nuk më interesojnë fare mendimet e të tjerëve”, shkroi Berry, ndërsa postimi mori mbi 600 mijë pëlqime brenda 17 orësh.
Prej vitesh, aktorja ka folur hapur kundër presionit që gratë të duken gjithmonë më të reja. Ajo ka theksuar rëndësinë e pranimit të moshës, ndryshimeve fizike dhe vetëbesimit.
Berry ka deklaruar më herët se nuk e sheh plakjen si humbje të vlerës, por si një proces që sjell më shumë siguri, mençuri dhe forcë.
Me fotografitë e reja, aktorja duket se po e vazhdon të njëjtin mesazh: mosha nuk është arsye për t’u fshehur, por një tjetër etapë për t’u shijuar.







