Hetimi për drogën që ka përfshirë disa emra të njohur të artit, medias dhe sportit në Turqi ka sjellë zhvillime të reja, me rezultatet e analizave që po i bashkohen dosjes së Prokurorisë së Përgjithshme të Bakırköy. Sipas mediave turke, në mostrën e flokëve të aktores Afra Saraçoğlu raportohet se është zbuluar kokainë, ndërsa analiza e aktorit Aras Bulut İynemli ka rezultuar negative. Raporti i plotë zyrtar për Saraçoğlu nuk është bërë ende publik.

Në kuadër të hetimit, disa figura të njohura iu nënshtruan analizave të gjakut, urinës dhe flokëve. Mes tyre ishin edhe ish-futbollisti dhe komentatori Hasan Şaş, në mostrat e të cilit raportohet se janë zbuluar gjurmë të substancave narkotike, ndërsa analiza e gazetarit Yağız Sabuncuoğlu ka rezultuar negative. Rezultatet do të vlerësohen nga prokuroria së bashku me provat e tjera të mbledhura në dosje.