Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Amadea Stefa ka folur më shumë për energjinë, botën dhe jo vetëm.

Pjesë nga intervista:

Nëse jashtëtokësorët janë kaq shumë të avancuar, pse nuk dalin para nesh?

Sepse njerëzimi do të kalonte në panik. Do të vijë edhe ai moment, këtu do të jemi. Do të vijë ai moment që ata do të shfaqen dhe njerëzimi do t’i pranojë. Duhet të kuptojmë që nuk janë alienë, janë thjesht njerëz që jetojnë në vende të ndryshme. Pyetja mund të ishte ndryshe. Pse kanë ardhur në Tokën mëmë? Sepse planeti i tyre ka qenë në gjendje kritike. E zemë, nëse planeti i tyre është shumë afër Diellit dhe ka djegie, ka shpërthime vullkanike, ose një kometë i bie planetit, atëherë është dashur që të ikin nga planeti i tyre dhe na kanë gjetur ne, Tokën mëmë, një planet shumë i bukur, shumë i veçantë. Planeti i Tokës mëmë ka një ligj, të jesh i lirë. Dhe kjo liri do të thotë që të therët nuk lejohen që të interferojnë në atë lirën që ne kemi si planet.

Kjo është bërë me një mbledhje planetare, që njerëzit nuk e dinë këtë gjë, ku janë mbledhur të gjithë drejtorët ose mbretërit e planeteve të ndryshme. Siç mblidhen në parlament këtu, mblidhen edhe atje sipër. Kanë mbledhje parlamentare nga ana e jashtëtokësorëve, universale. Dhe thonë çfarë do bëjmë me këtë planet, çfarë do bëjmë me atë planet, si do ta ndërtojmë, si do ta rregullojmë, si do ta shpëtojmë nëse njerëzit nuk e mirëmbajnë atë planet… Dhe prandaj tani ka ardhur një kohë që Toka mëmë ka shumë mbipopullim, është në mbishkatërrim, janë duke hequr pyjet, janë duke ndodhur gjëra jo të mira, atëherë ata do të duhen të interferojnë. Atëherë ata kanë të drejtë të shfaqen dhe të thonë ‘stop, kjo nuk është e mirë’.