Moderatorja e njohur, Sara Gjordeni, feston sot ditëlindjen dhe ka treguar se mbush 30 vjeçe. Ajo ka bërë disa postime në “Instastory” ku fillimisht tregon ndjesitë e saj se si po e pret 30 vjetorin e lindjes.
Në foton e parë ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet perëndimi i diellit dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin:
“Perëndimi i fundit si 29”.
Në një tjetër postim, Sara ka treguar se kohët e fundit i janë mbushur sytë me lot dhe i mblidhet një lëmsh në fyt kur mendon se të 20-tet mbaruan. Më pas falenderon fansat e saj që e kanë mbështetur dhe e kanë dashur ashtu siç është.
Gjithashtu ajo ka dhe një këshillë për të gjithë ata që janë në të njëjtën periudhë si ajo.
“U bënë një javë e pak që më mbushen sytë me lot, dhe më mblidhet një lëmsh në fyt kur mendoj se të njëzetat mbaruan. Qenka fazë shumë nostalgjike, ose të paktën kështu po e përjetoj unë me hormonet e bebushes hahaha. E besoni dot që shumica prej jush më njohët sapo kisha bërë 27 dhe nesër jam 30? Më keni shoqëruar në kaq shumë momente domëthenëse për mua. Jam mirënjohëse që jeni këty ende, më mbështesni, më doni kështu siç jam! Për ata që janë në të njëjtën periudhë si unë, për diçka ju garantoj:
Se çdo kapitull ka synimet, ëndrrat dhe arsyet e tij për tu jetuar dhe shijuar!”, shkruan Gjordeni.
Ndërsa mëngjesin e sotëm, Sara ka postuar në “Instagram” një video ku tregon se si e priti ditëlindjen së bashku me partnerin e saj, Bardhi dhe vajzën e tyre, Nea.
Ajo ka postuar një video ku Bardhi dhe Nea shfaqen duke i kënduar këngën e ditëlindjes dhe më pas fryjnë qirinjtë e tortës.
“E nëse jeten me të mirat e të këqijat, gabimet, fatkeqësitë, zhgënjimet, ëndrrat, synimet e disfatat më kishin urdhëruar ta ribëja sërish, do ecja përmes saj e lumtur, sepse do e dija se në fund më prisni JU! #30 🎂”, shkruan Sara në postimin që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe urime pafund.





