Pas spektaklit të madh të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP2”, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë dalë në oborr për të darkuar dhe festuar ditëlindjen e Kiara Titos.

Teksa disa prej banorëve po kërcenin dhe argëtoheshin, Amosi dhe Olta po bënin muhabet me njëri-tjetrin.

Amosi i cili ka qenë një prej banorëve që ka mbështetur Oltën thuajse në çdo debat, i kërkoi asaj të heqë dorë nga raporti Luiz-Kiara.

Aktori i tha aktores se që kur ai dhe banorët e tjerë kanë hyrë në shtëpi, ajo ka përcjellë vetëm energji negative, duke i sulmuar të gjithë.

Nga ana tjetër, Dea Mishel tha se ata janë askushi për të paragjykuar qëndrimin e moderatores, pasi ajo ka ndjenja për këngëtarin.