Sean Ono Lennon, djali i legjendës së “The Beatles”, John Lennon, dhe artistes Yoko Ono, është bërë baba për herë të parë në moshën 50-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë muzikanti së bashku me partneren e tij prej vitesh, muzikanten dhe modelen Charlotte Kemp Muhl, 39 vjeçe, përmes postimeve në rrjetet sociale. Çifti njoftoi më 1 shtator lindjen e djalit të tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Aurelius.

“Charlotte dhe unë dëshirojmë të njoftojmë se vërtet kemi krijuar një njeri. Emri i tij është Aurelius. Faleminderit”, shkroi Sean në postimin e tij.

Në fotografitë e publikuara, çifti shfaqet duke mbajtur në krahë të porsalindurin. Sean ndau gjithashtu momente nga lindja, përfshirë një fotografi ku mban djalin e mbështjellë me një batanije të bardhë dhe një tjetër ku shfaqet Charlotte në spital pas lindjes.

Lindja e Aurelius shënon një moment të veçantë për familjen Lennon, pasi ai është fëmija i parë i Sean Ono Lennon dhe dhe nipi i parë i John Lennon dhe Yoko Ono.

Sean dhe Charlotte kanë qenë në një lidhje prej vitesh dhe janë bashkë edhe në projekte muzikore. Ata janë njohur në vitin 2005 dhe nisën lidhjen në vitin 2007.