Dy djem janë bërë shumë viralë në internet pasi të gjithë mendojnë se ata janë vëllezër, por në fakt janë kushërinj. Ata janë identikë dhe si pasojë njerëzit i pyesin nëse janë apo jo binjakë?
Binjakët Peter, siç njihen në “TikTok”, vendosën të sqarojnë marrëdhënien e tyre. Dy sensacionet e reja të internetit, të dy të quajtur Peter, zbuluan në rrjetet sociale se janë kushërinj.
“Ne nuk jemi binjakë. Ne në fakt jemi kushërinj binjakë. Ajo që ndodhi ishte se baballarët tanë, Pedro dhe Peter, janë vëllezër binjakë dhe u martuan me nënat tona, të cilat janë motra binjake. Pra, prindërit tanë janë binjakë identikë”, shpjeguan ata.
Dy djemtë gjithashtu vazhduan duke treguar historinë se si përfunduan me të njëjtin emër:
“Ajo që është e çmendur, është se ata u martuan në të njëjtën kohë. Më e çmendura akoma është se ata patën një fëmijë në të njëjtën kohë”, thanë ata, të cilët shtuan:
“Të dy kishin djem në të njëjtën kohë dhe ne dukemi pothuajse njësoj. Dhe ata vendosën t’u vënë djemve të tyre të njëjtin emër, Peter”.