Ylli Shahaj, i njohur si DJ Iljano, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Lancio” me David Priftin. Ai ka zbuluar më shumë detaje jo vetëm nga karriera e tij muzikore, projektet që pritet të publikohen por edhe ka zbuluar se si qëndron e vërteta e këngës së Rezarta Shkurtës dhe projektit muzikor që ai kishte përgatitur t’a sjellë me Rozana Radin që bëri bujë disa muaj më parë.

Por në një moment gjatë intervistës, David e pyet DJ e njohur nëse do të bëhej pjesë e edicionit të gjashtë të “Big Brother VIP Albania”. Ai u shpreh se nëse do merrte ftesë, patjetër që po.

Pjesë nga intervista:

David: Do na futesh në “Big Brother” këtë vit? Seç kam dëgjuar kështu, ndonjë lajm, ndonjë gjë interesante. Si u përgjigjesh këtyre aludimeve?

DJ Iljano: Nuk ka “Big Brother” që nuk ka personazhe nga Vlora. Domethënë vlonjatët janë si ajo kripa për “Big Brother”. Kështu që nëse do më bëhej ftesa patjetër, pse jo.

David: Tani, Donaldo nuk e fitoi, Romeo nuk e fitoi, DJ Iljano do t’a fitojë apo jo?

DJ Iljano: Me deklare?

David: Me deklare? Po u fute do e fitosh?

DJ Iljano: 10/10

David: 10/10 ka për t’a fituar “Big Brother” DJ Iljano nëse do të jetë pjesë e kastit të edicionit të gjashtë.