Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Alesio Alia, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” me Alban Musa.

Në një moment gjatë intervistës, moderatori i njohur nuk la pa e ngacmuar në lidhje me fotografitë e bëra virale së fundmi në rrjetet sociale, ku ai shfaqet së bashku me këngëtaren e njohur, Jonida Maliqi.

“Kemi qenë të ftuar në dasmë, Kida është shoqja jonë që i uroj jetë sa më të lumtur”, tha Alesio duke shtuar se pranë tyre ka patur edhe shumë njerëz të tjerë.

Teksa Albani këmbëngul që të marrë një përgjigje sa më konkrete, Alesio vijon duke thënë:

“Gjërat shijohen, nuk ka nevojë për shumë komente. Kam më qejf që privatësia të jetë sa më imja. Gjërat rrjedhin vetë”.

Duke iu rikthyer fotos që u bë shumë virale dhe që prej saj nisën sërish aludimet për një lidhje dashurie mes tyre, Aleiso duke qeshur tha: “Kishim dalë bukur”.

Musa i tha se janë shumë të bukur, edhe si çift nëse janë të dashuruar dhe ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri e mbylli këtë pjesë me:

“T’ia lëmë kohës”.