Një grua humbi besimin e saj kur ish-partneri e tradhtoi, duke e lënë atë të rrisë katër fëmijë vetëm. Chloe Sasha nga Arizona, pak vite më parë bënte një jetë mjaft të lumtur teksa ishte e martuar. Por gjithçka ndryshoi kur martesës së saj i erdhi fundi.

29-vjeçarja nuk gjeti qetësi derisa u bashkua me faqen për të rritur, “OnlyFans”, në qershor të vitit 2022. Fillimisht ajo u regjistrua që të provonte se sa para shtesë mund të fitonte, por më pas u shndërrua në një yll.

Sasha ka treguar se kjo është arsyeja që ajo u rikthye në jetë pas një periudhe mjaft të vështirë, edhe pse në fillim hezitonte që të realizonte përmbajtje të ‘turpshme’.

“Në fillim u bëra mjaft nervoze, pasi në mëndje kisha edhe përvojën traumatike të tradhtisë së ish-bashkëshortit. Gjithashtu ishte e vështirë pasi nuk i tregova askujt se po hapja një llogari në “OnlyFans”, kështu që nuk kisha ku të mbështetesha”, tha Chloe për “Daily Star”.

29-vjeçarja ka treguar se fansat e pritën mjaft mirë në mediat sociale, e si pasojë postimet e saj u bënë shumë shpejt argëtues dhe emocionues për ta.

“Pas muajit të parë ku kisha frikën e fillestarit, shpejt fillova të shijoja punën time. Besimi te vetja vazhdon të rritet me çdo video që bëj, veçanërisht kur fansat i pëlqejnë dhe i blejnë postimet pikante”, ka treguar nëna e 4 fëmijëve.

Kjo e fundit ka rrëfyer se kur martesa e saj përfundoi, jeta e saj familjare, puna dhe gjendja financiare ‘u përmbysën’ brenda tre muajve.  Për këtë arsye, Chloe kishte frikë të bënte ndryshime të mëdha.

Por në momentin që fitimet po rriteshin në internet, ajo vendosi që të linte përfundimisht punën e saj të mëparshme.

“Ishte jashtëzakonisht e vështirë për mua të lija punën time si recepsioniste, sepse ky ishte burimi im i vetëm i të ardhurave. Pas muajit tim të parë në “OnlyFans”, unë munda të lija punën time dhe të ndiqja faqen për të rritur  me kohë të plotë. Së bashku me rezultatet vjen edhe besimi dhe fuqizimi. Padyshim që ndiej se puna ime më fuqizon dhe më ka rikthyer guximin, besimin dhe personalitetin tim”, ka thënë ajo për “Daily Star”.