Bashkëshortja e Lionel Messit, Antonela Raccuzzo, ka lumturuar disa tifozë të yllit argjentinas.
Teksa çifti i famshëm ishte duke udhëtuar me makinë dhe ajo ishte në timon, vuri re disa fëmijë pranë rrugës.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, vihet re se Antonela menjëherë ndali makinën dhe uli xhamat në mënyrë që fansat të bënin fotografi me futbollistin e famshëm.
Fëmijët u gëzuan pafund për këtë moment kaq special. Bashkëshortja e Messit është lavdëruar shumë në rrjetet sociale për këtë gjest kaq human dhe për ndihmën që iu dha tifozëve të rinj të realizonin ëndrrën e tyre për të takuar legjendën e Argjentinës.


