Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka festuar pas golit ndaj Anglisë, i cili i vlen kualifikimin në finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës.

Në fushë, ai u dergj në lot kur goditja e tij me kokë në minutën e 92-të i dhuroi Argjentinës fitoren e bujshme në minutën e fundit kundër Anglisë dhe kualifikimin e dytë radhazi në finalen e Kupës së Botës.

Më pas, përpara mikrofonave, Lautaro Martinez e kishte të vështirë të përmbante gëzimin.

“Është e pabesueshme, vërtet e pabesueshme”, e nisi fjalën ai pas vërshëllimës së fundit.

“Kam ëndërruar gjithmonë të shënoja këtë gol, që nga momenti kur babai im më bleu palën e parë të këpucëve të futbollit. Po e shijoj gjithë këtë, po shijoj jetën. Edhe Enzo Fernandez shënoi një gol fantastik. Ky ekip vazhdon të tregojë se nga çfarë brumi është gatuar”, tha futbollisti i Kombëtares së Argjentinës.