Ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Rogerti Sterkaj, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime On Top”. Ai ka folur për jetën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe ka komentuar ish-banorët që kaloi rrugëtimin e tij.
Në një moment moderatorja Lei Kraja e pyeti në lidhje me miqësitë që u krijuan në BBV 5. Rogerti u shpreh se me Armir Shahinin nuk ka ndonjë kontakt dhe u shpreh se ka patur si qëllin t’a largojë nga çmimi i madh.
Ndërkohë duke folur për bashkëshortet e tyre, ai u shpreh se nuk e di se si janë lidhur ato të dyja, por shpreson që të plaken bashkë në miqësi.
Pjesë nga intervista:
Lei: Kur ju ishit brenda, gruaja jote dhe gruaja e Mirit ishin shoqe, ju kanë dërguar mesazhe të përbashkëta. Vazhdojnë miqësia jashtë?
Rogerti: Kjo është gjëja më e bukur që mund të ketë dalë nga Big-u, miqësia e grave tona. Nuk e di se si janë lidhur ato të dyja, por do Zoti plaken bashkë në miqësi. Janë super korrekte me njëra-tjetrën.
Lei: Po iu pajtojnë ty dhe Mirin
Rogerti: Dy mistreca me dy gra të mira si ato të dyja, vetëm ne n’a ka ndodhur. I ruajt Zoti gratë tona.



