Ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top”. Moderatorja Lei Kraja e nisi intervistën me një dilemë që ka publiku, ‘a bën Rogerti apo është?’.
Ai u shpreh se brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ‘bën’ dhe jashtë ‘është’. Rogerti shton se opinioni publik nuk e vret, madje sa më shumë t’a shajnë aq më shumë frymëzohet.
Ndërsa i pyetur për profesionin e tij nëse nuk do të ishte pjesë e “Big Brother VIP”, ai tha se do ishte një ‘shitës bananesh’. Pastaj shpjegon se ai është shitës.
Pjesë nga intervista:
Lei: Publiku ka shumë dilema për ty, thotë a është Rogerti apo bën?
Rogerti: Rogerti po u fut në shtëpinë e “Big Brother” bën, po doli jashtë është. Kuptojeni vetë. Rogerti është një njeri shumë i lumtur. Jam super energjik, entuziast, dinamik. Unë jam njeri në radhë të parë, pastaj këto të tjerat vijnë e shkojnë, shkojnë e vijnë. Opinionet e njerëzve nuk i ndryshon dot. Të mendojnë ça të duan.
Lei: Të vret opinioni publik?
Rogerti: Kurrë. Madje mua kur më shajnë më shumë, më frymëzojnë për më mirë. Se vetëm më kanë sharë, nuk më ka lavdëruar kush, që t’a dish.
Lei: Ka shumë fansa rreth teje këtu, kështu që nuk është e vërtetë.
Rogerti: Faleminderit.
Lei: Po të mos kishim përmendur faktin e “Big Brother”, çfarë profesioni do kishe? Showman, podkaster, gazetar, këngëtar?
Rogertui: Do isha gjithmonë dhe jam gjithmonë me zemër të hapur shitës bananesh. Hajde misër. Unë jam shitës moj motër. Po të mos isha për Big-un, patjetër që do të isha freelancer gazetar. Nëse nuk e kuptoni, ua shpjegoj.
Lei: Kur hyre në “Big Brother” u prezantove si gazetar, kur dole njerëzit ishin të paqartë çfarë ishe. Të argëton kjo paqartësia që njerëzit kanë për ty?
Rogerti: Unë jam i qartë, në qoftë se njerëzit janë të paqartë të më ndalin se unë tërë kohës eci nëpër Tiranë, e të thonë ‘ça bën’, nuk më bezdis fare.
Lei: Ti sikurnuk ke frikë të ndryshosh identitetin tënd publik, je në kërkim të vetvetes apo të pëlqen, të shijon vëmendja?
Rogerti: E rëndësishme është që identiteti im ka qenë gjithmonë para se me hyrë në Big, edhe tani që kam dalë, edhe kur të mos jem më kurrë në Big ose në këtë jetë. Unë gjithmonë kam qenë i vërteti dhe i vetmi njeri që e do Shqipërinë në atë lloj shtëpie ku isha. Që të jemi të pastër. Unë kam sakrifikuar familjen time për t’a kthyer nga një vend goxha mirë, në një vend që po bëhet. Edhe pak do e bëjmë.


