Këngëtari i grupit të rokut “Beartooth”, Caleb Shomo, ka deklaruar publikisht se është gej. Bashkëshortja e tij prej gati 14 vitesh, Fleur Shomo, shprehu hapur mbështetjen e saj pavarësisht se e përshkroi këtë periudhë si një kohë ‘të dhimbshme’ dhe ‘çorientuese’ për të.
33-vjeçari, i cili fillimisht u bë i njohur me grupin “Attack Attack”, zbuloi seksualitetien e tij në një postim të sinqertë në “Instagram” gjatë fundjavës.
“Ka pasur shumë spekulime rreth jetës sime personale kohët e fundit dhe ndihem i detyruar t’a sqaroj situatën përpara se të ndikojë më tej tek ata që dua. Jam një burrë gej krenar. Kjo është diçka me të cilën kam kohë që po merrem në jetën time”, shkruante muzikanti.
Caleb rrëfeu se shtypja e seksualitetit të tij për vite me radhë i kishte shkaktuar një barrë të konsiderueshme emocionale. Ai zbuloi se e kaloi pjesën më të madhe të dekadës së fundit duke u përpjekur t’i shuante ndjenjat e tij.
“Kalova një dekadë duke i varrosur ndjenjat me alkool”, shpjegoi 33-vjeçari që më pas shton se heqja dorë nga pirja e alkoolit e lejoi atë që të fillonte të eksploronte ‘pse ndihesha kështu për kaq kohë’.
“Ka qenë një rrugë e drejtpërdrejtë për mua që të pajtohem me seksualitetin tim, me shpresën se përfundimisht do të më çojë në përjetimin e dashurisë për veten”, vijon këngëtari i njohur.
Muzikanti zbuloi gjithashtu se muzika e tij e ardhshme do të pasqyrojë atë që po kalon në këtë fazë të re të jetës së tij. Ai i siguroi fansat se planifikon të shprehet më hapur se kurrë më parë.
Ky pranim përfaqëson një moment vendimtar për vokalistin, muzika e të cilit është thelluar në temat e vetë-urrejtjes, betejave të shëndetit mendor dhe kaosit emocional që nga… 2014.
Ndërkohë bashkëshortja e tij, Fleur, me të cilën ai u martua në prill të vitin 2012, ka postuar gjithashtu një mesazh të përzemërt në rrjetet sociale. Ajo ka pranuar se muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështirë.
“Por unë gjithmonë do të dua ta dua, ta mbroj dhe ta mbështes Caleb-in,” shkroi ajo, duke shtuar: “Jam kujdesur më shumë për mirëqenien e tij gjatë viteve sesa për çdo gjë tjetër në botë”.
Bashkë-prezantuesja e podkastit “My Top 5” zbuloi se kishte vërejtur “konfuzionin dhe dhimbjen” e Caleb-it gjatë betejës me seksualitetin e tij, ndërsa njëkohësisht luftonte me mënyrën se si kjo ndikoi në ekzistencën e saj.
Ajo përshkroi emocionet komplekse që përjetoi pas këtyre zbulimeve, duke thënë:
“Nuk dëshiron kurrë asgjë më shumë për personin tënd sesa ai thjesht të jetë mirë”, ka thënë ajo teksa përshkruante emocionet komplekse që përjetoi pas zbulimit të 33-vjeçarit.
Pavarësisht ankthit që po përjeton aktualisht, Fleur pohoi se marrëdhënia e tyre ishte autentike dhe plot dashuri:
“Gati 14 vitet e martesës sonë ishin të mrekullueshme dhe me shumë argëtim, aventura dhe dashuri. Askush nuk do të dijë asgjë për martesën tonë si ne. Dhe askush nuk mund t’a dijë kurrë me të vërtetë se çfarë thellësie dashurie ekziston midis dy njerëzve, përveç nëse janë ata njerëz. Më mungon ajo dhe burri im më shumë se çdo gjë tjetër. Historia jonë ishte e mirë. Dhe tani mbaroi”.
Çifti nuk ka fëmijë së bashku.



