Fotini Derxho ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e saj personale. Por jo vetëm kaq, pasi Erjona Rusi nuk la pa e ngacmuar edhe në lidhje me ish-banorët e “Big Brother VIP 2”.
Gjatë kësaj bisede, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh se reality show nuk është si dikur. Duke krahasuar kohën kur ka qenë për herë të parë në “Big Brother” dhe në këtë me VIP-a, tha se ky i fundit ishte shumë i ‘ashpër dhe agresiv’.
Gjithashtu Fotini tha nga një fjalë edhe për Krist Aliajn, Kiara Titon, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.
Pjesë nga intervista:
Erjona: Më mirë me VIP-a Big-u apo me njerëz të thjeshtë?
Fotini: Unë di të them që nuk është më Big-u siç ka qenë. Mund ta themi këtë?
Erjona: Ishte më mirë me ju?
Fotini: Big Brother dikur, kur kishe 2-3 cilësi të mira, unë ti shikoja e t’i nxirrja në pah, mundoheshe për më mirë, të nxirrja më të mirën tënde me pak fjalë. Kurse këtu po të panë keq, të fusin dhe një shkelm.
Erjona: Betejë e ashpër?
Fotini: Shumë e ashpër, shumë agresive
Erjona: Çfarë mendon për Kristin?
Fotini: Më ka pëlqyer gjithmonë Kristi si person. Kristi është ok, por po e tepron pak te “She’s on Top”. Olta shumë e bukur dhe mezi pres të shoh filmin e tyre, rolin e saj. Luizi, jam e sigurt që do jetë i shkëlqyer. Jam shumë e lumtur për të, tani është momenti që të shfrytëzojë dhe të merret me çdo gjë që ka të hapur. Kiara është yll. Me Qetsorin nuk kam asnjë kontakt, jo se ka diçka, por thjesht nuk ka rastisur.