Një police është pushuar nga puna për shkelje të rëndë disiplinore, pasi kishte realizuar selfie nudo të gjoksit të saj gjatë orarit të punës. Policja Alisha Staves, 31 vjeçe, kishte hyrë fshehurazi në një depo zyre brenda një komisariati policie, ku bëri një fotografi topless, ndërsa mbante veshur një xhaketë policie. Rasti u konsiderua si shkelje e rëndë e rregullave profesionale dhe çoi në largimin e saj nga detyra.
Më pas, ajo ia dërgoi fotografinë partnerit të saj, të shoqëruar me mesazhin: “Ndoshta zonja police mund të të japë një dorë ndihme.”
Në një selfie të dytë, të realizuar në shtëpi, ajo pozoi gjysmë e zhveshur, duke ekspozuar pjesërisht gjoksin, ndërsa mbante veshur një jelek antiplumb policie. Staves, e cila punonte në departamentin e licencimit të armëve për policinë e Humberside, ia dërgoi edhe këtë imazh partnerit të saj me mesazhin: “Gjoksi i punës”. Fotot, të realizuara në vitin 2023, u zbuluan dy vite më vonë në telefonin e saj personal, gjatë një kontrolli të pajisjeve elektronike në kuadër të një hetimi tjetër, të palidhur me këtë rast.



