Artistja e njohur Beyonce ka nisur turneun e saj “Renaissance” dhe sigurisht si një divë e muzikës ajo arrin që të tërheqë vëmendjen jo vetëm me hitet, performancat unike dhe me veshjet gjithashhtu. Mijëra fansa u mblodhën në Stokholm të Suedisë për të festuar në shfaqjen hapëse të turneut të ri botëror të Beyonce, teksa vetë kengetarja i ka mahnitur fansat me veshjet e saj ne skenë.
Si përherë, veshjet e ikonës së muzikës ishin të përkyera, por njëra tërhoqi më tepër vëmendje se të tjerat, bëhet fjalë për një trupore të markës spanjolle Loewe, detaji i veçantë i së cilës janë duart në pjesën e këmbëve, gjoksit, zonën intime dhe të pasmeve të saj.
Gjate performancave te saj, Beyonce u shfaq me veshje të shumta që shfaqnin modele holografike ose reflektuese që përshtatin me mjeshtëri estetikën vizuale të albumit për një ambient stadiumi. Ndryshimi i shpejtë i kostumeve dhe ndryshimeve të dekorit ishte mahnitëse sigurisht.