Modelja dhe arkitektja australiane, Bianca Censori, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të një klipi promovues për projektin më të ri muzikor të bashkëshortit të saj, Kanye West, të titulluar “Gemini Season”.

Bianca shfaqet në një ambient rural, ku në një nga skenat më të komentuara të videos ajo shihet duke mjelë një lopë. Pamjet, të realizuara me një estetikë artistike dhe simbolike, kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave ndërkombëtare.

“Daily Mail” shkruan se, klipi është drejtuar nga vetë Bianca Censori, e cila ka sjellë një koncept vizual të veçantë që ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Në fund të videos shfaqet edhe reperi i famshëm, duke u bërë pjesë e skenës dhe duke kompletuar narrativën artistike.