Debati në rrjetet sociale mes deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi dhe influencueses së njohur, Dea Mishel, ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Edhe aktori dhe moderatori i njohur, Julian Deda, ka bërë së fundmi një postim në “Instastory”, ku i drejtohet deputetes së PS-së duke i thënë se ‘gafat e Deas nuk i prishin punë askujt’.

Sipas Dedës, Dea Mishel nuk paguhet me taksat e popullit e si pasojë as nuk ka arsye me na dhënë llogari dhe as ne nuk kemi pse i kërkojmë.

Nga ana tjetër, Juli shton se Zegjinesë duhet t’i kërkojmë llogari dhe ajo është e detyruar që të japë llogari, pasi paguhet me taksat tona.

Postimi i plotë i Julian Dedës në “Instastory”:

“Po lexoja këtë ‘debatin’ mes Dea Mishel dhe shoqes Zegjine, ku kjo e fundit i paska nxjerr gafat e Deas në rrjetin e saj social. Ti thotë dikush shoqes deputete, se ne nuk na prishin punë as gafat, as mënyra e jetesës dhe as fotot dhe videot e Deas, sepse ajo nuk paguhet nga taksat tona dhe si rrjedhojë as Dea s’ka pse na jep llogari, as ne s’kemi pse i kërkojmë.

Ndërkohë e kundërta ndodh kur bëhet fjalë për shoqen Zegjine, të cilës duhet ti kërkojmë dhe ajo është e detyruar të na japë llogari, sepse kur mendon se deputetja legjendare paguhet me taksat tona, atëherë ndyshon situate.

Ti thotë dikush deputetes, se ne e paguajmë për të bërë ligje në parlament, për të propozuar politika për të përmirësuar jetesen e shqiptarëve dhe jo për ta ulur nivelin e kuvendit aty ku nuk mban më. Si mund të merret një deputete me këto gjëra? Po s’ka faj Zegjineja, fajin e ka kush e solli deri aty”.