Vetëm disa muaj pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, Afrona Dika, Blero Muharremi rigjeti sërish dashurinë.
Ndonëse këngëtari i njohu është shumë i lumtur krah njeriut të zemrës, ai akoma nuk e ka bërë publike imazhin e femrës që dashuron.
Por së fundmi Blero ka bërë një hap të rëndësishëm në romancën e tij të dashurisë, duke takuar vajzën e tij Tara, të cilën e ndan me ish-bashkëshorten, aktoren e njohur Teuta Krasniqi.
Ai ka postuar në “Instastory” një foto së bashku me partneren dhe vajzën e tij, ndërsa treshja dukeshin mjaft të lumtur së bashku.
Në foton e publikuar këngëtari është kujdesur që të fshehë imazhin e të dashurës së tij, duke mos dashur që ta bëjë publike.
E vetmja gjë që dihet deri më tani është që vajza misterioze është nga Kosova dhe jeton në Gjermani.