Një nënë është akuzuar për abuzim seksual me dy djem binjakë 15-vjeçarë, pasi policia e kapi atë të zhveshur në shtëpinë e saj me një prej binjakëve.
Ngjarja ka ndodhur në Virxhinia dhe në momentin e arrestimit, binjakët kanë pretendentuar se janë studentë të 37-vjeçares, Ashleigh Watts.
“Daily Stasr” shkruan se të miturit jetonin përballë shtëpisë së 37-vjeçares dhe ishin shokë me djalin e saj. Watts dyshohet se ka abuzuar me dy vëllezërit për më shumë se një vit, para se të vihej në pranga.
Ndërkohë thuhet se Watts i ka thënë njërit prej djemve se ajo do të divorcohej dhe do të martohej me të kur ai të mbushte 17 vjeç.
37-vjeçarja tani përballet me 30 vjet burg nëse shpallet fajtore për akuzën e rëndë ndaj saj.