Moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani, është shumë e lumtur sot. Dhe e gjeni dot arsyen? Djali i saj, Arbori, feston ditëlindjen.
Mëngjesin e kësaj të hëne, Bora është zgjuar duke i bërë një dedikim shumë të ëmbël të voglit të saj në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Teksa ka postuar në “Instagram” disa fotografi ku shfaqet Arbori, moderatorja ka shkruar bashkëngjitur me ta:
“Ej ti, njeriu që më zbukuron jetën… dua të të uroj edhe 100 vite të bukura! Jam e prekur në çdo ditëlindje tënden sepse përpara syve kam një fëmijë jo vetëm të mençur, por mbi të gjitha të lumtur!! Kjo është krenaria më e madhe!
Ti je i vogli im që ke fuqinë të më japësh botën e të ndriçosh çdo ditë timen! Të dua Arbor dhe nuk e them dot me fjalë se sa!”.
Ndërkohë kujtojmë se nga ana profesionale kujtojmë që Bora përpos “Dancing With The Stars” është rikthyer si moderatore edhe në Për’puthen. Në daljen e saj pas këtij vendimi ajo u shpreh tejet e emocionuar.