Familja e presidentit amerikan Donald Trump ka ndarë pamje ekskluzive nga festimi i 80-vjetorit të tij, duke zbuluar detaje nga darka private e organizuar në White House. Fotografitë u publikuan nga vajza e presidentit, Ivanka Trump, si dhe nga nusja e re e Donald Trump Jr., Bettina Trump, të cilat treguan atmosferën festive, tryezat e dekoruara dhe menunë e përgatitur posaçërisht për këtë rast.

Sipas fotografive të publikuara, darka nisi me sallatë të gjelbër të shoqëruar me djathë blu dhe salcë me erëza, ndërsa pjata kryesore përfshinte gjel deti të pjekur me mbushje tradicionale, pure patatesh Yukon Gold, bishtaja dhe salcë mishi. Për ëmbëlsirë, të ftuarve iu servir tortë ditëlindjeje, akullore vanilje, chiffon cake dhe krem Chantilly.

Festimi u zhvillua pas eventit UFC Freedom 250, i organizuar në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë për të shënuar njëkohësisht 80-vjetorin e Trump dhe 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara. Në aktivitet morën pjesë anëtarë të familjes Trump, përfshirë Melania Trump, Barron Trump, Eric Trump dhe Tiffany Trump, si dhe zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Rreth 4,300 të ftuar ndoqën aktivitetin në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa presidenti u shfaq pranë presidentit të UFC-së, Dana White, gjatë ceremonisë së hapjes.
Ndërkaq, Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po kalojnë në fazën e dytë të zbatimit të marrëveshjeve të paqes, duke e cilësuar këtë etapë si më të lehtë se ajo e mëparshmja. Në një prononcim për gazetarët, në kuadër të samitit të G7, Trump tha se marrëveshja e arritur mes dy vendeve është “e drejtë” dhe “e mirë”. “Kemi një marrëveshje që është e drejtë, është një marrëveshje e mirë. Tani po kalojmë në fazën e dytë, e cila besoj se do të jetë në fakt më e lehtë”, u shpreh presidenti amerikan.


