Një nënë e re, burri milioner i së cilës është 25 vjet më i madh se ajo, ka zbuluar se ka shpenzuar plot 79 mijë dollarë në operacione plastike.
Ajo është Leila Griffin, e cila tani jeton në Tampa, Florida. 29-vjeçarja ka folur së fundmi për gamën e saj të gjerë të procedurave kozmetike.
Leila, e cila është me origjinë nga Enfield, Londra Veriore, u martua me Bruce Griffin, 54 vjeç, në korrik të vitit të kaluar.
Pas 1 viti, nëna e një fëmije ishte e vendosur që të ‘dukej sa më mirë për të’, e për këtë arsye nisi procedurën e operacioneve plastike. E sigurisht që të gjitha faturat i ka paguar bashkëshorti i saj milioner.
Në profilin e saj në “TikTok”, 29-vjeçarja ka treguar faturën e fundit prej 9 mijë dollarësh për mbushjen e buzëve dhe të gjoksit. Në fillim të këtij viti, ajo kishte bërë edhe një ndërhyrje tjetër në bark.
Leila ka treguar se burri i saj paguan çdo faturë me dëshirë, pasi është i emocionuar me operacionet e saj dhe se i pëlqen pamja e saj e rreme.