Gerta ka vendosur që ditën e sotme mos t’a lërë rehat G-Banin, të cilin e ka zgjuar me të bërtitura. Gazetarja është shprehur se nuk do e lërë këngëtarin të flejë gjithë ditën, pasi ai bën zhurmë natën dhe i shqetëson.

E gjithë kjo ka nisur edhe nga debati që dy banorët kanë patur gjatë natës. Ndërkohë sot, teksa G-Bani ka qenë në gjumë te krevati i saj, Gerta që ishte jashtë ka hyrë brenda dhe ka nisur duke bërtitur.

Pjesë nga debati:

Gerta: Për ditë ia fut gjumit nga 2-3 orë, nuk ka shanse që ti të vish të flesh gjumë këtu gjithë ditën dhe natën të ulërasësh

G-Bani: Ça do bësh ti?

Gerta: Si? Ça do bëj unë?

G-Bani: Ee

Gerta: Nuk ke për të fjetur

G-Bani: Si?

Gerta: Nuk ke për të fjetur gjumë

G-Bani: Po si? Ça do bësh

Gerta: Nuk do të lë rehat. Sa të të zërë i çik gjumi do të vij prapë të flas. Të doli gjumi?

G-Bani: Po

Gerta: Mbylli sytë prapë, prapë do të flas për 10 minuta. Nuk kam për të të lënë sot, harroje. Asnjë nuk do të flejë sot, ti jo njëherë, këta të tjerët më vjen keq, po ti s’ke për të fjetur. Këtu do të vij të flas te veshi, gjithë ditën.

G-Bani: Këtu nuk mund të ulesh

Gerta: Pse është pronë e jote, dakord, do rri këtu. Ta rregulloj unë ty qejfin