Gjatë një interviste për Big Brother Radio në Top Albania Radio, moderatorja e njohur Elona Duro ka zhvilluar një bisedë me finalistin Rogert, duke ndarë më shumë detaje mbi përjetimet dhe rrugëtimin e tij në këtë eksperiencë. Ajo çfarë bëri habi, ishte fakti se Rogert u shpreh se ai i ka vënë nga një metaforë secilit banor, ku ato që ranë më shumë në sy dhe që vetë banori i analizoi ishin pikërisht Miri dhe Selin.

Çdo gjë ka qenë me plan. Çdo personazh ka pasur nga një metaforë. Selin ka qenë ‘The Queen’, por unë e kam quajtur ‘Harley Queen’, pra e dashura e ‘Joker’ dhe ‘Joker’ kam qenë unë, por jo në atë konotacion. Në konotacion të lojës.

Si ka qenë strategjia e tij në këtë rrugëtim?

Strategjia ime ka qenë shumë e thjeshtë. Zeji vendin një nga tre të preferuarit, që ishte Kristi që nuk i dhashë dorën, dhe në atë moment doja vetëm me Kristin përballje, por aty erdhën të gjithë të tjerët. Kur e kuptova unë lojën se si ishin ato aq të dobët, donin të gjithë vëmendje. Unë vëmendjen ja dhashë automatikisht Selin, pavarësisht se mori rryma me Malin. Strategji ka qenë çdo moment që unë në një moment të lojës që kur të ndodhnin këto zarfat e zinj, se unë e njoh veten shumë mirë, ishte diçka që unë e dija.

Përsa i përket emrit që i ka vendosur Mirit, Rogerti tha:

Miri ka qenë perandori, por doli bubi i Rogertit, pra ai qenushi i vogël. Ishte i Selin, erdhi bubi i Rogertit dhe e them me gjithë shpirt.