Modelja e famshme, Hailey Bieber, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një fotografi mjaft të pazakontë nga festa e ditëlindjes së Kylie Jenner. Ajo e festoi paraprakisht 29 vjetorin e lindjes në Beverly Hills.

Themeluesja e Rhode ishte mes të ftuarve në festën me tematikën “Princess Kitty”, ku të ftuarit u shfaqën me kurora, boa me pupla dhe veshje në nuanca rozë. Por një prej fotove të publikuara nga mbrëmja u kthye shpejt në një nga momentet më të komentuar.

Në një fotografi goxha provokuese, bashkëshortja e Justin Bieber shfaqet me një kurorë vezulluese dhe një boa rozë me pupla, teksa pozon e ulur në gjunjë pas një mikeshe dhe në mënyrë lozonjare, nxjerr gjuhën në pjesën e poshtme të shpinës së saj.

Fotografia ishte publikuar fillimisht nga influencerja Devon Lee Carlson dhe më pas u ripostua nga Hailey në “Instastory”.

Hailey nuk u ndal me kaq. Në një tjetër video nga festa, ajo shihet pas banakut duke përgatitur një koktej dhe duke tundur shaker-in, ndërsa vazhdonte të mbante kurorën dhe boa-n rozë. Videoja ishte publikuar fillimisht nga Sydney Lee Carlson, motra e Devon, me mbishkrimin “The @haileybieber special”.

Festa e Kylie Jenner u zhvillua të premten në mbrëmje, disa ditë përpara ditëlindjes së saj zyrtare më 10 gusht. Në festë morën pjesë edhe motrat e saj, Kim dhe Khloé Kardashian, ndërsa i pranishëm ishte edhe bashkëshorti i Hailey, Justin Bieber.

Kylie kishte zgjedhur për mbrëmjen një minifustan rozë të ngushtë, të shoqëruar me këpucë me detaje puplash, duke iu përshtatur atmosferës së festës. Edhe ajo publikoi disa momente nga organizimi, përfshirë dekorimet dhe tortat e ditëlindjes.

Ndërkohë, Hailey vazhdoi të ndajë me ndjekësit edhe momente të tjera nga ditët e fundit. Në një album fotografish me titullin “August so far”, ajo publikoi pamje nga rutina e saj e bukurisë, stërvitjet dhe pushimet verore.

Në një prej fotove, 29-vjeçarja shfaqet me bikini të verdha neon, ndërsa në një tjetër shihet duke kryer ushtrime fizike me pesha.

Festa e Kylie vjen në një periudhë të ngarkuar për Hailey dhe Justin, të cilët po përgatiten të festojnë ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Jack Blues Bieber, më 22 gusht.

Çifti u bë prindër për herë të parë në gusht të vitit 2024, ndërsa Hailey ka treguar më herët se dëshiron të ketë më shumë se një fëmijë.