Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka vendosur ditën e sotme të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. E duke qenë se ka kaluar shumë kohë pa i bërë pyetje, ata menjëherë kanë vërshuar me kuriozitetet e tyre.
Një nga pyetjet që ka marrë vëmendjen ishte ajo në lidhje me pritjen e ëmbël, ku Kiara sqaroi se nuk ishte shtatzënë.
Pyetjet kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, në lidhje me jetën e saj personale dhe atë profesionale.
Një ndjekës e ka pyetur:
“Po mos të ishe moderatore, çfarë profesioni do kishe?”.
E ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania” i ka habitur fansat me përgjigjen e saj.

“Duke parë pasionin tim për ilaçet, do isha farmaciste”, ka shkruar Kiara në postimin e saj në “Instastory”, duke e shoqëruar gjithashtu edhe me një emoji duke qeshur.



