Gjatë një interviste për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Zhaklin Lekatari ka diskutuar mbi barazinë gjinore dhe jo vetëm…
E pyetur nga moderatori i njohur ‘a quhet barazi gjinore kur një vajzë thotë për një djalë ‘çfarë b*** paska ky’?’, gazetarja dhe aktivistja u shpreh ‘po, pse jo’.
“Catcalling nuk është i mirë nëse ti tjetrin e sheh vetëm si objekt. Sepse ka ndryshim mes catcalling dhe të bërit një kompliment. Kur ti më thua ‘sa simpatike qenke’, pa ndonjë element shtesë, dhe unë them ‘shumë faleminderit’, është kënaqësi të marrësh një kompliment. Kur ti më thua ‘aa si qenke ti…’, atëherë kjo nuk është e pranueshme, sado që vajzat e reja mendojnë që ajo është mënyra që tregon se ju jeni të suksesshme, fakti që djemtë ju kërkojnë. Sepse është mëse normale që në moshën 13-14-15 vjeçare të duash të jesh më aktiv, të duash të kesh kontakte, të duash të marrësh miratimin e adoleshentëve të tjerë, është normale, është pjesë e zhvillimit. Në momentin që ka një linjë të qartë mes asaj që bëhet kompliment dhe asaj që quajmë catcalling. Sikurse djemtë komplimentojnë vajzat, nuk ka ndonjë gjë të keqe ta bëjnë vajzat. Duhet të mësojmë t’i japim komplimente dhe burrave, edhe burrat kanë nevojë për komplimente. Edhe burrat kanë nevojë të trajtohen me të njëjtën dashuri si trajtohen gratë”, vijoi më tej Zhaklin Lekatari.



