DJ Gimbo duket se ka bërë një gjest romantik për partneren e tij, Selin Bollati, duke e surprizuar me një buqetë të madhe me trëndafila. Nga pamjet e publikuara në Instagra, duket se surpriza ka ardhur pas kthimit të tij nga puna, ndërsa çifti ka ndarë këtë moment të ëmbël me ndjekësit.

Vëmendje ka tërhequr edhe një tjetër detaj. DJ Gimbo dhe Selin Bollati tani po bashkëjetojnë në një apartament në Tiranë, duke e çuar lidhjen e tyre në një tjetër etapë. Dyshja është shfaqur herë pas here së bashku, ndërsa gjesti romantik i DJ Gimbos ka marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Pesë muaj pas nisjes së historisë së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati dhe Gimbo vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar dhe të mbështetur nga publiku. Dyshja ka festuar së fundmi edhe 5-mujorin e lidhjes me një moment intim dhe simbolik. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ata shfaqen pranë një torte me qiri, ndërsa postimin e kanë shoqëruar me mbishkrimin “Duke krijuar kujtime së bashku”.