Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka zbuluar numrin ‘tronditës’ të suplementeve që ajo përfshin në rutinën e saj të përditshme të mirëqenies.
Teksa ishte e ftuar në episodin e së martës të podkastit “Good Hang” të Amy Poehler, sipërmarrësja 45-vjeçare u shpreh:
“Unë marr, ndoshta, 35 pilula në ditë”.
Teksa vuri re habinë e Poehler, Kim vijoi duke thënë:
“I marr 3 herë në ditë”.
Kardashian tha se ajo ka vështirësi në veçanti me vajin e peshkut, dhe tregoi:
“Mendova se mund të mos e merrja më vajin e peshkut. Kam lodhje nga ilaçet. Por kur bëra analizat e gjakut, më duhej të filloja përsëri”.
Më pas themeluesja e SKIMS tha se do donte të kishte një injeksion intravenoz që të mund t’a merrte atë çdo ditë, pasi mund t’a bënte thjesht rrugës për punë.
Megjithatë, pavarësisht përfitimeve, Kardashian pranoi se rutina e saj e ngarkuar me pilula shpesh i shkakton atë që e quajti “lodhje nga tabletat”, një ndjesi që vjen nga konsumimi i vazhdueshëm i shumë suplementeve çdo ditë.
Rrëfimi i Kim ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke rikthyer diskutimin mbi balancën mes kujdesit shëndetësor dhe varësisë nga suplementet në jetën moderne.
Pasi Poehler tha se kishte nevojë për të rritur ‘peshën’ e saj për kocka të shëndetshme, nëna e katër fëmijëve pranoi një përvojë të pazakontë vjetore.
Kardashian e nxiti atë të përdorte një skanim DEXA për të ndjekur shëndetin e kockave të saj. 45-vjeçarja zbuloi se ajo, mamaja Kris Jenner dhe motrat e saj të famshme e përdorin pajisjen çdo vit.
“Unë njoh një person që përdor skanues DEXA portativ që vjen me furgon dhe ti shtrihesh. Secila nga motrat e mia dhe mamaja ime, jetojmë në të njëjtin komunitet, kështu që furgoni kalon dhe të gjitha hipim aty. Ti thjesht shtrihesh dhe skanon trupin për tre minuta. Të tregon gjithçka rreth dendësisë së kockave”, ka thënë sipërmarrësja e famshme.
Kujtojmë se Kim dhe familja e saj janë të njohura për shëndetin, pamjen dhe jetëgjatësinë e tyre.
Në një episod të korrikut të vitit 2024 të serialit Hulu të “The Kardashians”, i tregoi ato duke krahasuar rezultatet pasi iu testua mosha e tyre biologjike.
Në atë kohë, Kim ishte 42 vjeçe dhe mbeti e habitur pasi një test mjekësor zbuloi se ajo ishte biologjikisht 28 vjeç, megjithëse mosha e saj kronologjike ishte 40 vjeç.
Sa i përket motrës së saj më të madhe, e cila ishte 43 vjeç në atë kohë, mosha e saj biologjike ishte 34 vjeç.



