Këngëtarja e famsahme, Madonna, ka kritikuar ashpër përdorimin e telefonave celularë gjatë koncerteve, duke u bërë thirrje fansave të lënë mënjanë ekranet dhe të përjetojnë muzikën në mënyrë më autentike.
Gjatë premierës së filmit të saj të ri, “Confessions II, The Film”, e mbajtur më 5 qershor në Beacon Theatre, ikona e muzikës pop foli për ndikimin që teknologjia ka pasur në eksperiencën e koncerteve live.
“Kam ardhur në këtë botë për të vepruar, jo për të parë të tjerët të veprojnë”, u shpreh artistja, duke theksuar se njerëzit janë gjithnjë e më të përqendruar në regjistrimin e çdo momenti, në vend që ta jetojnë atë.
Si shembull, ajo përmendi pjesëmarrjen e saj në festivalin Coachella, ku performoi së bashku me Sabrina Carpenter. Sipas saj, ishte tronditëse të shihte përballë jo fytyrat e publikut, por qindra ekrane telefonash të ngritur në ajër.
Këngëtarja e cilësoi vallëzimin si një përvojë të thellë njerëzore që lidh individët me njëri-tjetrin dhe me energjinë e momentit, duke shtuar se kjo ndjesi humbet kur vëmendja përqendrohet te regjistrimi i videos.
“Ulni telefonat dhe lidhuni me njëri-tjetrin”, ishte mesazhi i drejtpërdrejtë që Madonna u përcolli fansave.
Ndërkohë, filmi i saj i ri “Confessions II – The Film” pritet të publikohet sot më 8 qershor në platformën YouTube, ndërsa albumi i ri, “Confessions II”, do të dalë në treg më 3 korrik.



