Ndërsa yjet më të mëdhenj të futbollit përgatiten të udhëtojnë nëpër Amerikën e Veriut më autobusë luksozë dhe avionë privatë, lojtarët e Curacao-s janë bërën viralë pasi u filmuan të ngjeshur në një autobus të vjetër shkolle pa dritare.

Kombi më i vogël që ka arritur ndonjëherë në Kupën e Botës vazhdon përgatitjet për debutimin historik.

Pamjet shkaktuan një lumë reagimesh në internet. Shumë tifozë i krahasuan ekipet e dobëta të Karaibeve me ekipin legjendar të bobsledit xhamajkan të përjetësuar në filmin “Cool Runnings”.

Por për Curacao-s, popullsia e të cilit është pak më shumë se 150 mijë banorë, udhëtimi modest me autobus e kapi në mënyrë të përkryer shpirtin e një ekipi që tashmë e ka arritur të pamundurën.

I njohur si ‘Vala Blu’, Curacao tronditi botën e futbollit nëntorin e kaluar kur një barazim i tensionuar 0-0 kundër Xhamajkës siguroi kualifikimin për Kupën e Botës 2026.

Rezultati e bëri ishullin e Karaibeve vendin më të vogël si për nga madhësia ashtu edhe për nga popullsia që ka arritur ndonjëherë në turneun më të madh të futbollit.

Festimet shpërthyen në të gjithë ishullin dhe, sipas lojtarëve, entuziazmi mezi është shuar.

“Është çmenduri”, tha mesfushori Juninho Bacuna, duke shtuar:

“Që kur u kualifikuam për Kupën e Botës, shihni disa njerëz që mendojnë, si, ‘Kush është Curacao?’, dhe pastaj do ta kërkojnë dhe do të shohin, si, ‘Oh, në rregull. Curacao është mjaft i mirë’”.

Mesfushori tjetër Tahith Chong, i vetmi anëtar i skuadrës që ka lindur në ishull, tha se arritja e kishte transformuar kombin.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme. Mendoj se për të gjithë ne, të gjithë kemi qenë krenarë”, tha Chong duke vijuar:

“Nuk mendoj se ishulli ka pushuar së foluri për Kupën e Botës”.

Historia pas ngritjes së Curacao-s është unike.

Edhe pse ishulli ndodhet pranë brigjeve të Venezuelës, ai mbetet pjesë e Mbretërisë së Holandës dhe çdo lojtar në skuadër është shtetas holandez.

Shumë prej tyre kanë lindur dhe janë rritur në Holandë pasi familjet e tyre janë larguar nga ishulli në kërkim të mundësive më të mëdha.

Kapiteni Leandro Bacuna, i cili ka lindur në qytetin holandez të Groningenit, thotë se nuk ka pasur kurrë ndonjë konfuzion se ku i përket.

“Unë u rrita në Holandë. Unë kam lindur në Holandë”, tha ai duke shtuar:

“Dhe babai im, gjëja e parë që më tha është se ‘ti nuk je nga Holanda. Ti je Curacao-s i pastër”.

Vetë ishulli përballet me sfida të rëndësishme, me rreth 30 përqind të banorëve që jetojnë nën kufirin e varfërisë. Për shumë të rinj, futbolli ofron një rrugë drejt mundësive që përndryshe mund të dukeshin të paarritshme.

Ky realitet ka bërë që kualifikimi i ekipit kombëtar në Kupën e Botës të ketë jehonë shumë përtej sportit.

Supertifozi Brenton ‘Blueface’ Balentian ishte midis atyre që u kapën nga emocionet kur Kuraçao siguroi vendin e tij në turne.

Tani ishulli i vogël për të cilin shumë tifozë të futbollit nuk kishin dëgjuar kurrë po përgatitet të përballet me gjigantë.

Curacao është përfshirë në Grupin E së bashku me Gjermaninë, Ekuadorin dhe Bregun e Fildishtë.