Dy këngëtarët e dashur për publikun, Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj, duket se e kanë gati bashkëpunimin e radhës.
Pas suksesit të “Copa Copa”, dy artistët mesa duket kanë bashkuar sërish fuqitë për një projekt tjetër muzikor. Ose të paktën këtë kanë lënë të kuptojnë teksa kanë zbuluar përmes postimeve në “Instastory” disa mesazhe që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.
Ishte Dafina ajo që postoi një mesazh që i ka dërguar Albani, të cilin këngëtarja e shoqëronte me fjalët:
“Fore e ka. Veq don me më jep presion për me qitë projektin bashkë me mu sa më shpejt”.
Këtë e ka ripostuar pastaj këngëtari i njohur dhe bashkëngjitur me të shkruante:
“Ja pra kështu me këto muhabet po vjen hiti më i madh i kësaj vere. Meqë e ka përmend vetë”.
Tani fansat e tyre janë bërë shumë kuriozë dhe me siguri duan që të dinë detaje të tjera rreth këtij projekti.