Në fushën e dashurisë, gjetja e ‘shpirtit binjak’ nuk mund të kufizohet në një formulë të vetme. Perceptimi i së bukurës është subjektive dhe dashuria nuk kërkon konfirmim me ndonjë standard të caktuar.

Histori e dashurisë së Matt Montgomery dhe Brittany Jacques është një ilustrim i jashtëzakonshëm i kësaj. Pavarësisht talljeve dhe mosmiratimeve nga familjarët apo miqtë për këtë lidhje, ata kanë treguar se dashuria e vërtetë tejkalon pamjen e jashtme. Dashuria kërkon që të pranojmë njëri-tjetrin si individë dhe jo vetëm nga pamja fizike.

23-vjeçarja, e cila peshon 114 kilogramë, kishte kërkuar për dashurinë gjatë gjithë kohës, por sado që u përpoq, ajo mbeti e zhgënjyer dhe zemërthyer. Marrëdhëniet e mëparshme e kishin lënë atë të ndihej e pashpresë dhe e lodhur, duke e bërë që të humbiste besimin te vetja dhe trupi i saj.

Brittany nuk e dinte se fati kishte rezervuar diçka tjetër për të. Ndonjëherë, jeta i bashkon njerëzit në mënyra të papritura dhe të bukura. Ajo ishte gati që të përjetonte një histori dashurie që nuk e kishte ndjerë kurrë më parë.

Në gusht të vitit 2020, Brittany u njoh papritur me Matt përmes “Facebook”. Kimia mes tyre ishte e pamohueshme. Pra, pavarësisht dallimeve fizike, Brittany dhe Matt filluan të bisedojnë me njëri-tjetrin.

“Isha pak hezituese në fillim. Unë kam qenë në marrëdhënie ku djemtë kanë insistuar që të humbas peshë ose të ndryshoj pamjen time”, ka thënë e reja, e cila ka shtuar se kjo lidhje ndikoi në vetëbesimin dhe vetëvlerësimin e saj.

Duke injoruar kritikat dhe talljet, ata vendosën që të ndiqnin zemrat e tyre dhe të ecnin të sigurt bashkë. E në janar të vitit 2021 Montgomery i propozoi Jacques-it. Pastaj në gusht të po atij viti ata u martuan.

“Njerëzit lënë komente në “Instagram”, duke sugjeruar se nuk jam mjaftueshëm i madh apo mjaftueshëm burrëror për të,” zbuloi Matt. Ai përmendi gjithashtu shikimet e herëpashershme që merrnin kur ecnin në rrugë.