Këngëtari i njohur, Gjeto Luca, ka qenë i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka bërë një rrëfim për jetën, lidhjen e fortë me familjen dhe dhimbjen për humbjen e nënës në moshë të re.

Gjithashtu ai u surprizua në studio nga djali i tij, Marko Luca. Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, tregoi se ishte i dashuruar dhe se partneren e tij e njihte dhe babai.

Pjesë nga intervista:

Erjona: E cekëm pak “Big Brother” edhe harrova një gjë të rëndësishme. Gabohem unë, apo ti aty pate thënë diçka që ke një lidhje jashtë? po sikur nuk pate dhënë detaje. Si është? Apo ke hallin e babit se është këtu.

Marko: Jo, babi e di.

Erjona: A ok

Marko: Nuk bëhet fjalë.

Erjona: E di dhe e njeh babi?

Marko: Normal që po

Gjeto: Po nuk fshihen gjërat sot.

Erjona: Po dakord. Si të është dukur Gjeto? Të pëlqen ajo vajza?

Gjeto: Po patjetër.

Erjona: E ke takuar?

Gjeto: Po

Erjona: Është e mirë?

Gjeto: Është kinge

Erjona: Ta ka qejfi për nusen e djalit?

Gjeto: Patjetër.

Erjona: T’a paska dhënë bekimin. Po ti e ke të mbushur mendjen?

Marko: Po

Erjona: Është pjesë e muzikës?

Marko: Jo, nuk ka lidhje. Mjafton një në shtëpi.

Erjona: Ke vendosur të marrësh shembullin e babit me sa kuptoj. Pra, kemi ndonjë dasmë së shpejti apo është herët?

Marko: Avash, avash. Dasma është dasmë.

Erjona: Fejesën njëherë.