Ditën e sotme në E Diell në Top Channel u diskutua tema se “sa reale janë dashuritë në BBVip”. Në mesin e diskutimeve nëse pëlqimet Kiara-Luiz e Dea-Amos, të ftuarit në panel shprehën mendimet e tyre lidhur me çiftet.

Një nga të eliminuarat e këtij edicioni të BBVip, Mikela tha se Dea i kishte rrëfyer brenda shtëpisë, se kishte një lidhje të hapur jashtë.

“Ajo më tha vetë se ka një lidhje të hapur jashtë,” u shpreh Mikela. Ajo gjithashtu shtoi se “Amosi nuk është fare në shijet e Deas”.