Këngëtari i njohur, Ermal Meta, ka prekur ndjekësit me një dedikim plot dashuri për vajzën e tij, Fortuna, e cila ka festuar ditëlindjen e dytë.
Me rastin e kësaj dite të veçantë, artisti shqiptar publikoi një mesazh emocionues në rrjetet sociale, ku shprehu gjithë dashurinë për të bijën.
“Gëzuar ditëlindjen, shpirti im. Shpatullat e mia do të jenë gjithmonë të tuat”, shkroi Ermal Meta, duke shoqëruar urimin me një moment të ëmbël familjar.

Dedikimi i tij u prit me shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e uruan vogëlushen Fortuna dhe vlerësuan fjalët e ndjera të artistit. Prej lindjes së saj, Ermal Meta ka ndarë herë pas here momente të veçanta me vajzën, duke treguar se familja zë një vend të rëndësishëm në jetën e tij.


