Udhëheqësi i Kishës së Unifikimit është dënuar me dy vjet burg për dhënie ryshfeti ish-zonjës së parë të Koresë së Jugut dhe vepra të tjera penale për financim politik. Një gjykatë zbuloi se kisha e Han Hak-ja i dha Kim Keon Hee, gruas së presidentit të rrëzuar Yoon Suk Yeol, dy çanta Chanel dhe një gjerdan diamanti, me vlerë së bashku 80 milionë won, baraz me 57,900 dollar.
Më parë këtë vit, Kim u dënua me 20 muaj burg për pranim ryshfeti nga kisha. Han, e veja 83-vjeçare e themeluesit të Kishës së Unifikimit, Sun Myung Moon, i kishte mohuar vazhdimisht akuzat, duke i quajtur ato “të rreme”.
Një ekip këshilli special i emëruar për çështjen tha se Kim i mori produktet luksoze nga kisha midis prillit dhe korrikut 2022, në këmbim të favoreve biznesi dhe politike. Prokurorët thanë se hetimi ishte hera e parë që autoritetet kanë konfirmuar përpjekjen e kishës për të blerë ndikim në politikë dhe publikuan foto të parave të gatshme me vlerë 19 milionë dollarë të gjetura në kasafortën personale të Han.
Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut pranoi se kishte marrë çanta Chanel, por tha se më vonë i kishte kthyer ato pa i përdorur. Kim kërkoi falje publike kur u paraqit për t’u marrë në pyetje gushtin e kaluar: “Më vjen vërtet keq që një askush si unë ka shkaktuar shqetësim tek njerëzit”. Kisha e Unifikimit, e njohur zyrtarisht si Federata e Familjes për Paqen Botërore dhe Unifikimin, u themelua në Korenë e Jugut në vitet 1950 nga Sun Myung Moon, i cili e shpalli veten mesia.



